Si të prezantohesh në më pak se 15 sekonda

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 07:21 | Nga Ekonomia Online

Gjetja e një pune në këto kohëra po bëhet gjithnjë më e vështirë dhe kompetitive. Sigurohuni që ju mund të ngjallni interes për veten tuaj me efektivitet me një punëdhënës të mundshëm, qoftë dhe gjatë një ngjitje/zbritje me ashensor.

Përdor këto këshilla për të “shitur” veten në më pak se 15 sekonda:

Bëj ushtrime praktike – Mos u kap pa mendje. Bëj praktikë me situata të ngjashme shumë herë para se rasti të shfaqet.

Përqendrohu tek vlerat tuaja dhe ndikimi që ato kanë – Mos thuaj me një frymë CV-në tënde. Në vend që të përqendrohesh tek vitet e eksperiencës, përshkruaj ndikimin tuaj pozitiv tek punët e mëparshme, dhe çfarë mendon të arrish tek puna të cilën po kërkon.

Harro çfarë keni mësuar nga prindërit – Na është thënë mos të mburremi, por të “shesësh” veten e kërkon thyerjen e kësaj tabuje. Përgatitu të “mburresh” për veten, por me respekt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme