Si të silleni kur jeni me cikël gjatë kohës së plazhit?

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 15:25 | Nga

Më në fund erdhi dita që po prisni tash e një vit!

Sapo firmosët lejen në punë, keni bërë gati valixhen ku sigurisht gjenden më shumë se një palë rroba banje, kontrolloni edhe një herë nëse është çdo gjë në rregull me rezervimin e hotelit ose shtëpisë në plazh dhe në momentin që mendoni se çdo gjë është në rregull, ju vijnë disa miq të paftuar: menstruacionet.

Sigurisht që ky është makthi i çdo femre në pritje të pushimeve, aq më tepër kur cikli ju zgjatë më shumë se pesë ditë.

Mirëpo mos mendoni se duhet domosdoshmërisht të qëndroni në çadër dhe lexoni, duke e privuar veten nga kënaqësia e hedhjes në ujë dhe noti.

Por çfarë duhet bërë kur jeni me cikël gjatë kohës së pushimeve në plazh, zbulojeni më poshtë.

A është higjenike të notosh gjatë ciklit?

Në fakt, nëse përdorni një tampon është jashtëzakonisht e pamundur të përhapet çfarëdo lloj infeksioni.

Në rastet kur ndodheni në det nuk përbën problem, por në pishina duhet të bëni kujdes, pasi nuk mund të notoni kur jeni me menstruacione.

A ndikon noti tek dhimbjet?

Ushtrimi me intensitet të ulët (si noti), në të vërtetë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve tuaja të ciklit, pasi trupi juaj liron endorfinë, kur ju ushtroni, që vepron si një ilaç për dhimbje koke.

Si t’ia bëni që të tjerët mos ta dallojnë se ju jeni me cikël?

Nuk ka asnjë arsye që dikush të dijë se jeni në periudhën tuaj të menstruacioneve. Ju mund të vishni rroba banje me ngjyrë të errët.

Prandaj, shijoni pushimet tuaja, gra, dhe mos e vrisni mendjen!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme