Si t’i largoni puçrrat?

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 08:55 | Nga
Aknet janë sëmundje e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Ato mund të shfaqen në moshën puberale, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat e rritura, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës, përcjell lajmi.net
Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja.

Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella.

Këshilla:
Mos ndërhyni me duar në puçra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni.

Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.

Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj.

Lani duar përpara aplikimit, zgjidhni kozmetikë profesionale si dhe evitoni fast-food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.

Përdorni fruta e ushqime të freskëta. Merrni vitamina A,C,E.

Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.

Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.

Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.

Metoda natyrale për të kuruar puçrrat:

  1. Merrni një hudhër, e pastroni, e prisni në thela të holla dhe e fërkoni fort mbi puçër. Pavarësisht erës jo të këndshme të hudhrës ajo do t’ju ndihmojë shumë për purifikimin dhe pastrimin e lëkurës. Këshillohet që ta bëni këtë veprim disa herë në ditë.

  2. Hidhni disa pika uthull të bardhë në një copë pambuku dhe e aplikoni për disa minuta mbi puçërr, duke ushtruar një presion të lehtë mbi të. Në këtë mënyrë përshpejtohet shërimi.

  3. Përzieni një lugë kafeje sodë buke me një lugë kafeje me ujë dhe formoni si një krem. E aplikoni mbi puçërr dhe e lini të veprojë për disa minuta, pastaj e shpërlani lëkurën me ujë të rrjedhshëm.

  4. Akulli është shumë i dobishëm për të kuruar irritimet apo enjtjet e lëkurës. Kaloni mbi lëkurë duke e fërkuar lehtë një copë akulli, do t’ju jap një ndjesi freskie.

  5. Limoni është një produkt tjetër shumë i efektshëm. Veproni njësoj si me uthullën e bardhë, hidhni në një copë pambuku disa pika lëng limoni të freskët dhe e aplikoni në zonën e interesuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme