Si t’i luftoni ngërçet kur shfaqen papritur

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 18:10 | Nga

Ngërçi vjen pikërisht atëherë kur s’e pret.

Ndërsa je duke fjetur, duke bërë dashuri, apo duke bërë sport, të kap një dhembje therëse, ky do të jetë ngërçi, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë ja disa këshilla për shmangien e ngërçeve:

Nëse ngërçi të zë në kohën që po merresh me sport, përpara se të fillosh, pi një gjysmë gote me lëng frutash dhe gjysmë gote ujë: do të pengojë humbjet e kripërave minerale që i shkaktojnë ato.
Mos bëj gjimnastikë direkt pas ngrënies, sepse gjatë tretjes, stomaku u “vjedh” gjak muskujve.
Për zemër ha kajsi të thata dhe kos pa yndyra, i cili është i pasur me kalcium dhe magnez (janë minerale të rëndësishme për tkurrjen e muskujve).
Kur të kap, dhembjen mund ta lehtësosh duke shpirë me ngadalë muskulin e mpirë.
Nëse ngërçi të zë në dorë: bashkoji duart dhe me dorën që s’të dhemb shtyj me ngadalë prapa, drejt pulsit, gishtat e dorës tjetër.
Nëse ngërçi të zë në këmbë: ulu, kape me duar, kap gishtat, tërhiqi drejt vetes dhe shtyj përpara thembrën.
Nëse ngërçi të zë në pulpë: ulu në tokë, duke mbajtur këmbën që të dhemb të shtrirë dhe tjetrën të përkulur. Përpiqu të kapësh gishtat e këmbës së mpirë dhe tërhiqi me ngadalë, por pa i lëvizur. Vazhdo derisa mpirja muskulore të pakësohet.
Ti ndërkohë masazho me ngadalë pjesën ku ndjeni therje, brenda pak çasteve nga dhe do të vëreni që dhimbja do të evitohet, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme