Simptomat dhe efektet e anoreksisë

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 13:31 | Nga

Rënia në peshë nuk është shenja e vetme që fëmija ose një person i dashur për ju, mund të ketë një çrregullim në të ngrënë.

Shumica e të rriturve nuk i njohin simptomat e anoreksisë dhe bulimisë. Por zbulimi i shenjave që në fillim të këtij çrregullimi mund të shpëtojë jetë, pasi një trajtim i vonuar rrit rrezikun që sëmundja të përparojë shumë dhe të zgjasë më shumë në kohë.

Megjithatë, ekspertët thonë se anoreksia mund të identifikohet nëpërmjet shenjave të tilla si:
– Rënie nga pesha
– Marrje mendsh dhe lodhje
– Presion i ulët i gjakut
– Mungesë e menstruacioneve
– Thonj të brishtë
– Lëkurë e thatë
– Dehidratim
– Kapsllëk

Cilat janë efektet e anoreksisë?
Efektet e anoreksisë ndryshojnë në varësi të ashpërsisë së sëmundjes. Ata kanë tendencë të përkeqsohen ndërsa personat që vuajnë nga anoreksia e shmangin ushqimin.

Anoreksia sjell pasoja të tilla si:
– Mungesë dëshire për të ndjekur studimet
– Humbje e besimit
– Ndërprerje e karrierës
– Izolim nga miqtë dhe familja
– Vetëvrasje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme