Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Shumica prej nesh bëhen prindër pa i ditur fazat e zhvillimit të fëmijës dhe mbështetemi në instinktet tona ose përvojës nga fëmijëria jonë. Shumë shpesh, megjithatë, instinkti ynë është me të vërtetë vetëm një reagim emocional, që nuk është menduar mirë; nganjëherë fëmijëria jonë mund të ketë qenë negative apo edhe e dhunshme.

Të jesh një prind i mirë mbi të gjitha do të thotë të krijosh lidhje emocionale me fëmijën, t’i bësh të kuptojnë se ju jeni në anën e tyre në çdo kohë dhe se do i ndihmoni ata të bëhen njerëz të lumtur dhe të formuar.

Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët

Mungesa e dëgjimit

Fëmijët flasin shumë dhe, mbi të gjitha, të bëjnë pyetje. Ata duan të dinë, të përjetojnë, të kuptojnë dhe të ndajnë me ju çdo gjë që ndodh rreth tyre. Nëse ata detyrohen të heshtin do të preferojnë hapësirat e vetmisë.

Dënimet

Shumë prindër ngatërrojnë arsimimin me dënim, ndalimin, një autoritarizëm të rreptë dhe të ngurtë, në të cilin ka vend vetëm për kontrollet dhe ku çdo gabim ndëshkohet. Kjo lloj metode edukative shkakton vetëm mungesë të vetërespektit tek fëmija, i cili do të zhvillojë një pasiguri të madhe dhe, në të njëjtën kohë, thyen lidhjen emocionale me ju.

Krahasimet dhe etiketat

Komentet e këtij lloji janë të dhimbshme dhe gjenerojnë një ndjenjë negative, që jo vetëm zhvillon urrejtjen ndaj prindërve, por edhe një ndjenjë e brendshme të inferioritetit.

Bërtitja në vend të argumenteve

Ky akt ka një efekt të drejtpërdrejtë në personalitetin e fëmijës, vetëkonceptin e tij dhe vetëbesimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme