Smartfonët të dëmshëm për fëmijët si kokaina

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 19:47 | Nga

T’ia jepni smartphonin fëmijës suaj është e njëjtë sikur t’i jepni një gram kokainë. Kështu paralajmëron ekspertja nga Harley Street Clinic, Mandy Saligari.

Koha e shpenzuar në Snapchat dhe Instagram mund të jetë e rrezikshme, pasi krijon varësi tek adoleshentët njësoj si droga dhe alkooli. Kështu u tha gjatë një konference edukimi në Londër.

Smartphonat janë si kokaina për fëmijët. Një studim tregoi se ekranet dixhitale prekin trurin saktësisht, si kokaina. Studimi gjeti se pajisjet elektronike prekin korteksin frontal të trurit, njësoj si kokaina.

Ato rrisin edhe nivelet e dopaminës dhe jepet ndjesia e kimikateve të mira, që është një indikacion i krijimit të varësisë së dëmshme. Një fëmijë 8-10 vjeç shpenzon afërsisht 8 orë para ekraneve të tilla brenda ditës, ndërsa adoleshentët afro 11 orë. Kjo ishte mbase edhe arsyeja se pse Steve Jobs bënte ‘luftë’ me fëmijët e vet pasi nuk ju lejonte që të përdornin teknologji të tilla, që ai vetë i shpikte. Fëmijët po harrojnë aktivitetet e tyre fëmijërore.

Gjatë një survejimi me vajza 13 dhe 14- vjeçare, u pa se ato përshkruan ‘seksin’ si diçka krejtësisht normale.

Ato pranuan gjithashtu se dërgimi i fotove të tyre komplet të zhveshura dikujt tjetër në telefon, është krejtësisht normale. Mbroni fëmijët nga teknologjia. Ajo po i shndërron në ‘gomerë dixhitalë’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme