Studimi 75-vjeçar tregon çfarë na bën të lumtur

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 00:50 | Nga Ekonomia Online

A keni dëgjuar ndonjëherë për studimin e Harvardit që zgjati për 75 vite për të vlerësuar se cilët janë faktorët e lumturisë njerëzore.

Është me të vërtetë një studim revolucionar në psikologji.

Hulumtoi jetën e dy grupeve të njerëzve për mbi 75 vite dhe tani hulumton fëmijët e tyre për të kuptuar se si përvoja e fëmijërisë arrin përmes dekadave për të ndikuar shëndetin dhe mirëqenien në moshën e mesme.

Po, çfarë na mban të lumtur dhe të shëndetshëm teksa kalojmë jetën?

Nëse mendoni se është fama dhe paraja, nuk jeni të vetmit – por, sipas psikiatrit Robert Waldinger, ju jeni gabim.

Si drejtues i një studimi 75-vjeçar mbi zhvillimin e të rriturve, Waldinger ka akses të pashembullt në të dhënat për lumturinë dhe kënaqësinë e vërtetë dhe ai i shfaqi të gjitha haptazi në fjalimin që mbajti në Ted.

Pra, cili është faktori numër një në lumturinë dhe mirëqenien tuaj?

Sipas Waldinger:

“Mesazhi më i qartë që marrim nga ky studim 75-vjeçar është ky: marrëdhëniet e mira na bëjnë më të lumtur dhe më të shëndetshëm”.

Po, parashikuesi më i madh i lumturisë suaj dhe përmbushja e përgjithshme në jetë është në thelb dashuria.

Në mënyrë të veçantë, studimi tregoi se të paturit e dikujt në të cilin mund të mbështetesh ndihmon që sistemet nervore të relaksohen, ndihmon trurin tuaj të qëndrojë i shëndetshëm dhe zvogëlon dhimbjen emocionale.

Të dhënat gjithashtu zbuluan qartë se ata që ndihen të vetmuar kanë më shumë gjasa të shohin rënien e shëndetit fizik më herët dhe të vdesin më të rinj.

“Nuk është thjesht numri i miqve që keni dhe nuk është fakti nëse jeni apo jo në një marrëdhënie të përkushtuar”, – thotë Waldinger. “Është cilësia e marrëdhënieve tuaja të ngushta që ka rëndësi.”

Nuk ka rëndësi nëse ju keni një grup të madh shokësh apo nëse jeni në marrëdhënien e përsosur romantike, është cilësia e marrëdhënieve që ka rëndësi – sa thellësi dhe ndershmëri ekziston brenda tyre; hapësira në të cilën ju mund të relaksoheni dhe të shihni se kush jeni me të vërtetë.

Kjo na tërheq vëmendjen se duhet t’i japim përparësi lidhjes autentike me të tjerët. Sepse të dhënat janë të qarta se, në fund, ju të gjithë mund të keni paratë që keni dashur, por pa marrëdhënie të përzemërta, nuk do të jeni të lumtur.

Për një zhytje më të thellë në rëndësinë e këtij studimi dhe çfarë do të thotë me të vërtetë, shikoni videon më poshtë.

Të ngjashme