Tatuazhet 3D, trend në rritje

Prishtinë | 10 Shk 2023 | 21:20 | Nga

Tatuazhet janë bërë pjesë përbërëse e kulturës, e modës individuale për një kohë ose tërë jetën, varësisht nga zgjedhja.

Përveç si pamje estetike simbolizojnë edhe karakterin e personalitetin njerëzor, familjar e shoqëror, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në Kosovë, tatuazhet kanë shënuar vitet e fundit një trend të rritjes. Profesionistët thonë se më të kërkuarat janë tatuazhet 3D ose tredimensionale, të cilat krijojnë një pamje shumë më reale dhe figurën e bëjnë të duket e gjallë.

Figurat, të cilat kërkohen më së shumti nga të rinjtë mbesin emri i një personi të veçantë, fluturat, lulet, çelësi muzikor, thënie të ndryshme, simbole të dashurisë etj., derisa si zonat më të preferuara për ngjizjen e tatuazheve mbeten kurrizi, gjoksi, krahu, vithet apo zona të tjera më të ndjeshme.

Profesionisti i tatuazheve, Enes Baxhaku nga Studio “Protatoo”, thotë se për këtë sezon modelet më trendi janë tatuazhet reale me 3D, të cilat edhe vetë do t’i kishte rekomanduar.

“Shumica e klientëve zakonisht vijnë me idetë e tyre, por ka raste kur e kërkojnë edhe versionin tonë. Tatuazhet kërkojnë seriozitet të vërtetë dhe shumë kujdes pasi që mosprofesionalizmi mund të sjell deri te infeksionet. Ka edhe raste që vijnë dhe kërkojnë t’u mbulohen ato, pasi që nuk janë punuar si duhet”, shpjegon ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme