Tri llojet e xhelozisë, sipas Frojdit

Prishtinë | 13 Shk 2023 | 00:45 | Nga Ekonomia Online

Sipas Zigmund Frojdit, ekzistojnë tre lloje xhelozie: konkurruese, e projektuar dhe delirante.

E para është ajo e shëndetshme dhe varet nga dëshira për supremaci ndaj pretendentëve të tjerë.

E dyta lind kur xhelozi, që është edhe tradhtar, nis të mendojë se partneri mund ta tradhtojë gjithashtu. Shpesh herë lind nga ndjenja e fajit.

Xhelozia delirante është bindja e pakontrollueshme se partneri po tradhton, edhe pse nuk ekziston asnjë provë.

A ka një identitet të njeriut xheloz? Jo. Jemi të gjithë xhelozë, ose bëhemi kur hyjmë në një marrëdhënie dashurore të rëndësishme.

Sigurisht, ata që janë të pasigurt mund të përjetojnë ndjenja ankthi kur dyshojnë se i dashuri i ka braktisur apo tradhtuar.

Në përgjithësi sillen kështu, sepse në marrëdhënien me nënën, gjatë fëmijërisë, kanë përjetuar një ankth të vazhdueshëm nga braktisja.

Por xhelozia nuk lidhet vetëm me dashurinë: mund të jemi xhelozë edhe ndaj një personi me të cilin lidhet shoku ynë, duke u futur kështu në mes tonë dhe tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme