Tri gabimet e përditshme në punë që ju shëndoshin

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Mbajtja e trupit në formë, stërvitja e vazhdueshme dhe një dietë e shëndetshme ushqimore është një sfidë e përditshme, që jo të gjithë njerëzit arrijnë ta zbatojnë siç duhet. Orët e gjata në punë ulur para kompjuterit janë armiku i vërtet i shëndetit dhe trupit, pasi shkakton rritje të yndyrës në trup dhe relaksim të tepruar të muskujve.

Festimi i datëlindjeve në ambientin e punës janë të bukura, por ato ëmbëlsira janë shumë të dëmshme për shëndetin sidomos kur më pas do të rrini ulur për orë të tëra para laptopit tuaj.

Ja 3 gabimet që bëni në vendin e punës që ju bëjnë të shtoni peshë dhe sabotojnë çdo përpjekje tuajën për të jetuar shëndetshëm.

1-Nuk konsumoni mëngjes me idenë se duhet të shkoni herët në punë

Kjo është gjëja më e gabuar që mund të bëni. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për trupin dhe trurin. Mëngjesi ju bën më energjik gjatë ditës, më të përqendruar në punë dhe më produktivë. Por nisja e ditës pa karburantin e nevojshëm do të bëjë që gjatë ditës të hani shumë sheqerna për të rifituar energjinë dhe fokusimin e duhur. Kjo do të shtojë kaloritë që më vonë do të kthehen në yndyra.

2-Pranoni çdo karamele apo çokollatë të vogël që ju qerasin kolegët e punës

Një karamele këtu dhe një çokollatë atje do të bëjnë që ju të konsumoni gjatë ditës më shumë sheqer nga sa duhet. Kjo çështje bëhet edhe më e rëndë nëse i konsumoni ato çdo ditë.

3-Konsumoni ushqimin mbi tryezën e punës

Edhe në rast se konsumoni ushqim të shëndetshëm, të ushqehesh sipër tavolinës së punës mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Kur hani ushqim duke parë kompjuterin nuk do të keni kohë të mendoni se sa po konsumoni dhe kjo mund të shkaktojë mbingopje. Nëse vërtet nuk mund të çoheni nga kompjuteri juaj për të konsumuar ushqimin, atëherë përdorni strategjinë, gjysëm tani dhe gjysmën e ushqimit më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme