Ushqim apo seks kundër stresit?

Prishtinë | 11 Dhj 2022 | 00:47 | Nga Ekonomia Online

Femrat dhe meshkujt i trajtojnë ndryshe situata të caktuara në jetë. Psikologët britanikë kanë kryer një studim për të zbuluar sesi të dyja gjinitë përballen me stresin.

Femrat bastisin frigoriferin, ndërsa burrat preferojnë të bëjnë seks apo të shikojnë pornografi.

Marrëdhëniet seksuale besohet se i ndihmojnë meshkujt të shpëtojnë nga mendimet negative, duke e konsideruar aktin si zbavitje. Femrat nga ana tjetër konsumojnë ushqim dhe flenë gjumë, për t’u ndier më mirë.

Meshkujt në stres kanë nevojë për terapi, ndërsa femrat preferojnë të flasin për ndjenjat e tyre dhe të kaluarën.

Studiuesit anketuan 115 meshkuj dhe 250 femra mbi strategjitë që ata përdorin për të përballuar stresin, 27% e meshkujve zgjodhën seksin dhe pornografinë, në krahasim me vetëm 11% e femrave. Ndërsa më shumë se gjysma e femrave thanë se ngushëllohen duke ngrënë.

Të ngjashme