Ushqimet që djegin yndyrën

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 13:23 | Nga

1.Qitro është një frut mjaft i mirë. Në qoftë se një person do të konsumojë 1 kokërr qitro në çdo vakt (pa shtesë sheqeri), do të arrijë një humbje të peshës 2 kg për 12 javë. Qitrot janë të pasura me vitaminë C, një antioksidues mjaft i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrnave. Qitroja ndihmon në uljen e insulinës dhe në të njëjtën kohë, krijon idenë e ngopjes. Një kokërr qitro në qoftë se pihet direkt është mjaft e thartë. Këshillohet të konsumohet me një lëng ëmbëlsues pa kalori.

2. Mollët dhe dardhat janë fruta mjaft të pasura me fibra të shëndetshme dhe polifenole. 3 kokrra në ditë ndihmojnë të humbasësh peshë. Pektina që gjendet te mollët kufizon sasinë e yndyrës që do të thithin qelizat. Gjithashtu dhe fibrat tretëse janë të shkëlqyera.

3.Çaji jeshil rrit metabolizmin dhe është i pasur me polifenolë. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën janë përgjegjëse për vetitë që ka çaji jeshil në djegien e yndyrnave.
 
4.Tërshëra ul kolesterolin dhe të mbush me energji duke ndihmuar në rënien në peshë. Është e pasur me fibra.
 
5.Erëzat djegëse rrisin metabolizmin. Në veçanti speci djegës djeg kalori dhe pakëson gërryerjen nga uria.
 
6. Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit dhe në veçanti dhjamin e organeve si në zorrë, bark, etj., dhe rrit forcën e muskujve. Polifenolet e mollëve janë lëndë që nxisin djegien e yndyrnave. Ato shtojnë fuqinë e muskujve duke bërë të lehtë mbajtjen e ketozës nga trupi.
 
7. Drithërat e plota janë të mrekullueshme për sheshimin e barkut. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës konsumoni bukë gruri me miell me krunde.
 
8. Proteinat e varfra pa dhjamë. Konsumoni sa më shumë peshk. Peshku është një burim i mrekullueshem i proteinave të varfra, por në të njëjtën kohë mjaft i pasur me acide yndyrore Omega 3. Një burim tjetër janë fasulet dhe kokrrat e sojës.
 
9. Ushqimet djegëse kur konsumohen, mbushesh në djersë pasi i japin nje goditje rrahjeve të zemrës. Kjo goditje e lehtë sjell një përshpejtim të metabolizmit gjë që çon në djegien e yndyrnave.
 
10. Kanella si spërkatje në ushqime ndihmon organizmin për të ulur sasinë e sheqerit në gjak, e cila kur është e lartë çon në depozitimin e yndyrnave në trup. Rekomandohet mjaft mirë spërkatja me kanellë e ushqimeve që e pranojnë si shije.
 
11. Uji. Trupi nuk punon normalisht, nëse është i dehidratuar. Trupi në këtë moment është pa energji si dhe proçesi i djegies së yndyrnave nuk funksionon. Për këtë këshillohen të pihen 6-8 gota ujë në ditë.
 
12. Bulmeti me pak yndyrë. Kombinimi i kalciumit me proteinë është i mrekullueshëm dhe shembull i kësaj është përzieja e kosit me fruta. Po kështu një copë djath me 2.5% yndyrë ka 50-60 kalori.

Të ngjashme