Ushqimet që nuk duhet t’i hani kur keni gurë në veshka

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Kur keni gurë në veshka, duhet të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të tjera (sidomos lëng limoni), duhet të ecni sa më shpesh, duhet të keni një dietë të balancuar që nuk përmban shumë proteina mishi etj.

Në qoftë se keni gurë me përbërje kalciumi, duhet të hani më pak kripë apo ushqime të kripura.

Gjithashtu, duhet të përpiqeni të mos merrni më shumë dozë kalciumi apo vitamine D, se ç’është e rekomanduar.

Në qoftë se guri juaj ka përbërje oxalate, limitoni ushqimet që e kanë oxalatën në përbërje.

Kjo përfshin:

  • çokollatën
  • perime, si: spinaqi, sallata etj.
  • arra dhe kikirikë
  • fara susami
  • raven
  • qumësht soje
  • panxhar
  • patate të ëmbla.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme