Vitaminat që luftojnë sëmundjet autoimune

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 19:40 | Nga

Sipas Shoqatës Amerikane për Sëmundjet Autoimune, thuhet se sëmundjet autoimune prekin rreth 50 milionë njerëz. Një sëmundje autoimune zhvillohet atëherë kur sistemi imunitar i sheh qelizat e shëndetshme si të huaja dhe i lufton ato, duke i konsideruar si të rrezikshme për trupin. Sistemi imunitar sulmon qelizat e shëndetshme që ndikojnë në një apo disa lloje të ndryshme të indeve të trupit. Ekzistojnë më shumë se 80 lloje sëmundjesh autoimune. Ato luhaten në periudha lehtësimi, me pak ose pa simptoma dhe me faza të agravuara ku simptomat janë shumë të përkeqësuara.

Trajtimet aktuale për sëmundjet autoimune fokusohen vetëm në lehtësimin e simptomave, pasi ato nuk kanë shërim.

semundje autoimuneMë parë sëmundjet autoimune mendohej të ishin gjenetike, por hulumtimet tregojnë se gjenetika përbën vetëm 1/3 e faktorëve të sëmundjeve autoimune. Mënyra e jetesës, dieta ushqimore, mjedisi janë kryesisht përgjegjëse për këto sëmundje edhe pse shkakari i vërtetë kryesor i tyre nuk gjendet.

Dr Willimam Cloe, i specializuar në mjekësinë funksionale dhe të ushqyerit klinik, rekomandon këto vitamina për të trajtuar sëmundjet autoimune.

Vitamina A: mangësia e saj lidhet me disa nga sëmundjet autoimune, përfshirë këtu edhe sëmundjet si artriti reumatoid, diabeti i tipit 1 etj. Vitamina A ndihmon në “qetësimin” e simptomave të sëmundjeve autoimune. Kjo vitaminë mund të gjendet në prodhimet shtazore si peshk, butak, mëlçi edhe në patatet e ëmbla, karrota etj.

Vitamina D: është e domosdoshme për përmirësimin e rrugëve metabolike dhe imunologjike në trup, përfshirë qelizat TH17. Këto qeliza janë ndihmëse të T-qelizave që prodhojnë kimikate inflamatore. Ata që vuajnë nga sëmundjet autoimune i kanë qelizat TH17 jashtë kontrollit. Vitamina D ndihmon në balancimin e këtyre qelizave. Kjo vitaminë mund të gjendet tek qumështi, djathi, por dielli është burimi kryesor i saj.

Vitamina K2: sipas studimeve të bëra ga revista mjekësore e Neuroimunologjisë, thuhet se mungesa e vitaminës K2 shkakton sëmundje inflamatore në palcën kurrizore dhe tru. Vitamina K2 mund të gjendet tek produktet e sojës.

Hekur: mungesa e këtij minerali është shkaktare për disa nga sëmundjet autoimune. Hani ushqime të pasura me hekur si spinaq, mish viçi, thjerrëza, bishtaja etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme