Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të bollgurit

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Bollguri mund të jetë super-ushqimi më pak i konsumuar deri tani, duke qenë se shumë njerëz nuk e njohin atë, aq më pak vlerat e tij të shumta ushqyese.

Për ata që nuk e dinë, bollguri është një lloj drithi (kryesisht grurë ose misër) që mund të gjendet në çdo supermarket. Ai ndihmon me tretjen, përmirëson qarkullimin e gjakut, mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak etj. Si ekzaktësisht?

Një arsye përse bollguri është kaq i mirë është se ai është një burim i mirë si i fibrave të tretshme ashtu edhe të patretshme, duke ju mbajtur kështu të ngopur për një kohë të gjatë, transmeton Ekonomia Online.

Ja cili është ndryshimi mes këtyre dy llojeve të fibrave: fibrat e tretshme, që mund të gjenden tek ushqime si bishtajoret, elbi, frutat dhe avokado, janë një substancë ngjitëse që rrethojnë sistemin tretës dhe parandalojnë kalimin e sheqernave dhe yndyrave tek qarkullimi i gjakut. Ndërsa fibrat e patretshme janë një material i fortë që gjendet lëkura dhe farat e ushqimeve që parandalojnë kapsllëkun.

Bollguri është gjithashtu i pasur në lëndë ushqyese si folate dhe kaliumi.

Ja cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore më të rëndësishme të këtij drithi:

Mbron zemrën – Bollguri është i pasur në beta-glukan, një lloj fibre që ndihmon në uljen e nivele të kolesterolit të keq (LDL).

Ju mban të ngopur për një kohë të gjatë – Falë përmbajtjes së lartë në fibra.

Ndihmon me tretjen – Bollguri është i pasur si në fibra të tretshme ashtu edhe të patretshme, që së bashku përmirësojnë sistemin tretës.

Është i pasur në vlera ushqyese – si acide yndyrore omega 3, acide yndyrore, folate dhe kalium.

Mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak – duke parandaluar kështu zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme