Vrima e zezë “gëlltit” një yll prej 11 vjetësh

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 16:12 | Nga

Shkencëtarët amerikanë të Hapësirës, kanë nxjerrë në pah se një vrimë e zezë e cila ndodhet 1.8 miliardë vite dritë larg Tokës, prej 11 vjetësh është duke “gëlltitur” një yll.

Dacheng Lin, nga Universiteti News Hampshire, në SHBA, thotë se ndjek prej vitit 1990 “gëlltitjen” e yjeve nga vrimat e zeza, por se deri më tani nuk kishte hasur në një vrimë të zezë e cila “gëlltit” prej më shumë se një viti një yll.

Lin ka theksuar se një vrimë e zezë e cila ndodhet rreth 1.8 miliardë vite dritë nga Toka, ka nisur të “gëlltisë” një yll, që prej vitit 2005 dhe vazhdon ende ta “përtypë” atë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se për monitorimin e kësaj dukurie kanë përdorur teleskopët X në orbitën e tokës, Lin në vijim ka shtuar: “Jemi bërë dëshmitarë të një vdekje madhështore dhe të gjatë të një ylli”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme