Zeshkanet janë dashnoret më të mira

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 23:25 | Nga

Biondinat mund të argëtohen më shumë, por janë zeshkanet ato që ‘qeshin të fundit’ kur është fjala për seks, ka gjetur një anketë.

Kah mesi i shekullit të kaluar aktorja legjendare dhe seks simboli, Marylin Monroe, pati deklaruar se meshkujt i duan më shumë biondet. Ndoshta dikush do të pajtohet me këtë pohim, mirëpo nëse bazohemi në rezultatet e një studimi të ri, nuk qëndron kështu.

Në një anketë të 1 000 meshkujve dhe femrave të realizuar nga ueb-faqja e martesave, IllicitEncounters.com, 58% e të anketuarve thanë se zeshkanet janë dashnore më të mira sesa biondinat.

Së bashku me vlerësimin më të ulët në shtrat, biondinat u vlerësuan gjithashtu edhe si më ‘tradhtare’ nga të anketuarit.

54% e të anketuarve thanë se biondinat janë më të pabesat, ndjekur nga zeshkanet me 26% dhe ato me flokë të zeza 12% dhe të kuqe 8%.

Kur është fjala për llojin e personalitetit që ndikon më së shumti që femrat të dërgohen në shtrat, 91% e të anketuarve thanë se prioritet kanë ata që kanë sens humori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme