Ziejeni e pijini lëngun, lëkura e bananes është çudibërëse

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 09:23 | Nga

dinit faktin se rreth 50% të përfitimeve të bananes vijnë nga lëkura e saj? Pasi të shikoni përfitimet që sjell lëkura e bananes, me siguri që do t’i doni ato po aq sa frutin brenda lëvores.

Mund t’ju duket e çuditshme, por lëkura e bananes mund t’ju sjellë disa përfitime shëndetësore:

Për shkak të fibrave që përmban ajo mund të ulë rrezikun e diabetit në 12% dhe përmirëson procesin e tretjes.
Ju siguron rreth 17% të vitaminës C në baza ditore dhe për pasojë ju forcon sistemin im-unitar.
Ju siguron rreth 20% të vitaminës B-6 dhe ju ndihmon të rrisni nivelin e energjisë.

Ju siguron rreth 12% të kaliumit në baza ditore, element i cili është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e qelizave, indeve dhe organeve.
Pasi keni parë përfitimet e lëkurës së bananeve, me siguri po pyesni veten se si duhet t’i konsumoni ato?! Idealja do të ishte të merrnit lëkurën e bananeve jeshile sepse mbajnë të ngritur nivelin e dopaminës dhe serotoninës.

Gjithashtu lëkura e bananeve jeshile është ideale edhe për humbje në peshë sepse ka përmbajtje më të lartë të pro-biotike, e cila stimulojnë procesin e rënies në peshë.

Merrni lëkurën e bananes dhe lajeni fort.
Priteni në copa të vogla dhe zieni për disa minuta. Pijeni lëngun e lëkurës së bananes çdo ditë, në mëngjes ose darkë. Lëngun e saj mund ta ëmbëlsoni me mjaltë të papërpunuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme