Zyrtarisht rikthehet trendi më i përfolur i të 90-ve

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 15:09 | Nga

Vath në kërthizë, xhinse të shkurtra dhe flokë me ngjyra interesante, janë disa prej gjërave që kanë përfaqësuar vitet e 90’ta. Shumë vajza ëndërronin për dukjen e Britney Spears. Kjo kohë u karakterizua edhe me stilin e vetullave tejet të holla, gjë që është mirë që ka ngelur në të kaluarën!

Megjithatë ka diçka nga kjo kohë që po përjeton një rikthim në pasarelat e modës e dukjet e yjeve botërore, dhe neve na pëlqen shumë.

Yjet si Demi Lovato, Olivia Cuplo e Bella Hadid janë vetëm disa prej emrave që kanë bërë pjesë të gardërobës së tyre bluzat e shkurtra.

Më parë kemi parë bluza pa krahë dhe të shkurtra pothuajse tek çdokush, ndërsa tani kanë pësuar një rikthim në mënyrë më të sofistikuar. Te kombinuara me pantallona të thella, qepje të ndryshme apo të veshura nën xhaketa, janë një nga stilimet që ju duhen për këtë sezonë.

Më poshtë ju sjellim të preferuarat tona!

<p>Cutout Top</p>

Gingham Tube Top

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme