18 vjet nga çlirimi i Kosovës

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 08:28 | Nga

Sot bëhen 18 vjet kur forcat e KFOR-it hyn në Kosovë.

Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe ushtrisë jugosllave.

Me këtë marrëveshje fillon edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova.

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, Gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore të aleancës kishin detyruar Millosheviçin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Më 10 qershor të vitit 1999 tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme