20 të rinj arsimohen për ndërtimtari në Gjermani

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 12:22 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Shoqatën Bavareze të Kompanive Ndërtuese (LBB) dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Munich të Gjermanisë.

Përmes kësaj marrëveshjeje mbi 20 të rinj nga Kosova të interesuar në profesionin e ndërtimit, në vjeshtë të këtij viti do të kenë mundësinë të arsimohen në një program dyvjeçar në Bavari.

Pozitat e hapura do të publikohen shumë shpejtë.

Me anë të këtij bashkëpunimi LBB-ja, GIZ-i dhe MPMS-ja do të mundësojnë ekspertizë në edukimin dhe modernizimin e trajnimeve të aftësimit profesional në Kosovë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme