200 të rinj përfundojnë me sukses trajnimin profesional

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 200 të rinj kanë kryer trajnimin profesional për punë me makinën CNC e cila përdoret në industrinë e drurit dhe metalit.

Ky trajnim u tha se ka pasur për qëllim  ngritjen e kapaciteteve dhe njohurive të të rinjve të moshave 18 deri në 32 vjeç rreth përdorimin e kësaj teknologjie të re, raporton Ekonomia Online.

Të rinjtë nga  Peja, Istogu, Gjilani dhe Vushtrria gjatë këtij realizimit të këtij projekti kanë kryer pjesën teorike dhe praktike për përdorimin e kësaj makine.

Arban Abrashi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se ky projekt ka treguar sukseset e tijë që tani pasi aktualisht shumë persona të cilat përfituan nga ai tani më kanë siguruar punë në disa kompani që përdorin këtë makineri si mjet të zhvillimit të punëve të tyre brenda kompanisë.

Ndërsa drejtori i Prishtina REA tha se veçantia e këtij projekti është se pronarët e kompanive kanë aplikuar që të trajnohen për përdorim të makinës të cilën e kanë poseduar prej vitesh por që nuk kanë pasur njohur të përdorimit të saj.

Ky projekt pritet të ketë ndikim pozitiv të zhvillimit të sektorit të përpunimit të drurit në punësim dhe ulje të varfërisë, rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse përmes promovimit të zhvillimit të sektorit të përpunimit të drurit dhe rritjes së konkurrueshmërisë në këtë sektor.

Projekti për trinimin profesional i të rinjve u financua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe u implementuar nga Prishtina REA në partneritet me katër komuna të vendit.

Të ngjashme