250 të rinj dhe 22 shtete pjesë e aktivitetit të UNICEF-it “Activate Talks”

Prishtinë | 25 Nën 2017 | 06:50 | Nga Ekonomia Online

UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë, këtë të hënë, ngjarjen vjetore “Activate Talks” për promovimin e teknologjive inovative dhe iniciativave të zhvilluara nga Innovations Lab dhe theksimin e punës së inovatorëve të rinj social të përfshirë në programin e Innovations Lab.

Ngjarja mbahet në Fakultetin e Edukimit të UP-së dhe nis në orën 16.

Në nivel global, Activate Talks sjell së bashku të rinj, inovatorë, ekspertë dhe udhëheqës të lartë, për të shfaqur zgjidhjet e fundit dhe të rimendojnë dhe punojnë se si mund të sjellim rezultate për fëmijët më të në nevojë dhe më të margjinalizuar.

Ngjarja do të përmbajë prezantime nga disa inovatorë shoqëror, si dhe nga përfaqësues të Rrjetit Global të UNICEF-it, dhe institucioneve publike të Kosovës.

Mysafirët do të kenë mundësinë të takohen dhe diskutojnë me udhëheqës të rinj dhe të zbulojnë si ata krijojnë zgjidhje për nevojat e patrajtuara sociale brenda komuniteteve të tyre. Më shumë se 250 të rinj nga Kosova, dhe përfaqësues të 22 shteteve të botës do të jenë prezentë në këtë ngjarje, bëjnë të ditur organizatorët.

Kosova ka një nga popullatat më të reja në Evropë, ku afërsisht gjysma e popullatës është nën moshën 25 vjet. 27.1% të të rinjve të moshës 15-24 vjet nuk janë të punësuar apo në shkollë. Për të trajtuar këto sfida, UNICEF Innovations Lab Kosovo dëshiron të fuqizojë adoleshentët dhe të rinjët për të avancuar përdorimin e teknologjisë për të nxitur ndryshime sociale dhe hulumton mënyrat dhe mundësitë për të bartur tek të rinjtë shkathtësitë e shekullit 21.

“Me vite të tëra UNICEF Innovations Lab ka pajisur qindra të rinj në Kosovë me shkathtësi jetike të shekullit 21 duke i fuqizuar ata për të qenë avokues të vetvetes dhe të bëhen agjentë të ndryshimeve në komunitetet e tyre. Activate Talks e UNICEF-it është një mundësi për publikun për të mësuar se si Innovations Lab bën fuqizimin e të rinjve për të formësuar botën dhe për të dëgjuar se si inovatorët e rinj social nxisin ndryshimin social në komunitetet e tyre”, tha Brandão Có, Shef i Zyrës se UNICEF-it në Kosovë.

Të ngjashme