5 parti politike dhe 3 kandidatë të pavarur garojnë për Drenasin

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 09:50 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit ka përfunduar në kohën e paraparë.

Deri në përfundim të ditës së enjte (10 nëntor) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar: 5 parti politike dhe 3 kandidatë të pavarur.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe brenda afatit të paraparë do të bëjë rekomandimin përkatës tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për secilin aplikim.

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) do të mbahen më 04 dhjetor 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme