6 persona helmohen në restorant gjatë Iftarit

Prishtinë | 10 Qer 2018 | 17:25 | Nga

Gjashtë persona janë helmuar nga ushqimi në një restorant në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për kallxo.com, se personat e helmuar janë dërguar në emergjencën e qytetit.

Ata janë helmuar gjatë darkës së Iftarit, mbrëmë.

“Në raport kemi gjashtë persona të helmuar në një restorant në Gjilan. Personat e helmuar janë dërguar në emergjencë dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Policia dhe njësitet e saj hetuese janë duke u marrë dhe duke e hetuar rastin”, tha Hashani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme