603 intelektualë dorëzojnë peticionin për lirimin e Haradinajt

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 11:27 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

603 intelektualë kanë nënshkruar një peticion me anë të së cilit po kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt.

Ky peticion do t’i dërgohet sot Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Gjykatës së Colmarit në Francë, raporton Ekonomia Online.

Njëri nga nënshkruesit e këtij peticioni, historiani Hakif Bajrami tha se qëllimi i këtij peticioni është të tregojnë se lufta për çlirimin e Kosovës ka qenë e drejtë dhe se populli dhe institucionet e kanë për obligim të mbrojnë heronjtë e saj.

“Një peticion të nënshkruar nga 603 intelektual të Republikës së Kosovës. Ne nuk po kërkojmë asnjë privilegj po kërkojmë drejtësi për Ramush Haradinaj, për UÇK-në, e cila i ka treguar botës se si bëhet lufta. Sot në emër të këtyre intelektualëve, në emër të drejtësisë, të barazisë e ftojmë drejtësinë franceze ta jep drejtësinë e saj”, ka thënë ai.

Intelektualët presin që  ish-kryeministri Haradinaj të kthehet pas 1 jave në Kosovës.

Të ngjashme