9 mijë kosovarë kërkuan azil në BE në vitin 2016

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 16:53 | Nga

Sipas të dhënave të EUROSTAT Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve për vitin 2016 nga vendet evropiane. Ndërsa, Kosova renditet e pesta me rreth 9 mijë azilkërkues, shkruan lajmi.net.

Kështu në vitin e kaluar 28 mijë e 925 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në BE. Pas Shqipërisë, për numrin e lartë të azilantëve nga vendet evropiane ishte Rusia  me rreth 23 mijë azilkërkues.  Në vendin e tretë në këtë listë është Ukraina me 11,090 persona e ndjekur nga Turqia me 10 mijë e 100 persona. Ndërkohë, Kosova renditet e pesta me mbi 9 mijë azilkërkues rishtas në BE më 2016.

Edhe më 2015, Shqipëria dhe Kosova ishin dy shtetet e Evropës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në BE.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme