AAK akuzon Donika Kadajn për shpërdorimin e 20 mijë € të partisë

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 17:15 | Nga

Donika Kadaj Bujupi sot ka akuzuar rëndë ish partinë e saj, AAK-në. Nën petkun e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadaj Bujupi ka thënë se partia e Ramush Haradinaj ka marrëveshje të fshehtë me PDK-në për të bashkëqeverisur në të ardhmen.

Mirëpo, duket se Kadaj Bujupi ka lënë diçka të pashlyer në AAK. Bëhet fjalë për një borxh prej 20 mijë eurosh.

Këtë borxh sot Donikës ia ka përmendur Binak Vishaj, anëtar i KQZ-së nga AAK-ja.

“E vetmja humbje që Donika Kada ka mundur me i shkaktuar AAK-së janë afër 20 000 euro që ajo ia la borxh AAK-së. Donika allahile ku i shpërdorove qato pare”, ka shkruar Vishaj.

Ai nuk ka bërë të ditur se për çfarë janë shpenzuar këto para apo si ka arritur Donika Kadaj ta “përvetësojë” këtë shumë.

binak-vishaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme