AAK: Ligjet që mbrojnë të drejtat e njeriut nuk zbatohen

Prishtinë | 10 Dhj 2016 | 13:45 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thekson se në Kosovë Ligji për Barazi, Ligji kundër Diskriminimit si dhe Ligji për Avokatin e Popullit janë aprovuar, mirëpo nuk po gjejnë zbatim sikur edhe shumë ligje tjera.

Këtë deklaratë AAK e kaleshuar për nderë të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

AAK shpreh qëndrimin se tryezat me tema për të drejtën e njeriut, fushatat vetëdijësuese të shoqërisë civile e edhe të institucioneve janë të nevojshme, por me shumë se kaq sot nevojiten ligje të implementueshme me auditime të shpeshta dhe raportime të zbatueshmërisë me fakte.

“Kushtetuta e Kosovës jo vetëm që pasqyron një frymë aspiruese dhe përparimtare për një shoqëri gjithëpërfshirëse të cilën e ndërton mbi bazat e parimeve të lira demokratike, gjithashtu edhe e mbështet deri në fund atë të drejt. Por në disa raste kornizat gjithëpërfshirëse ligjore në vete nuk mjaftojnë për t’i adresuar nevojat e veçanta të çdo grupi të margjinalizuar”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

“Gratë janë grupi më i madh i margjinalizuar në Kosovë problemet kryesore me të cilat përballen gratë çdo ditë janë dhe do mbetën njëherësh pengesë për integrim dhe zhvillim. Vazhdojnë të jenë grupi i cenueshëm që rendohet nga dhuna në familje, diskriminim ne baza gjinore nga varësia ekonomike e në të njëjtën kohë të privuara nga stereotipet e mentalitetit tonë edhe në të drejtën në trashëgimi!”

“Kur bëhet fjalë për personat me aftësi të kufizuara, ata gjithashtu janë në pozitë të pafavorshme derisa ju mungojnë kushtet në infrastrukturë të institucioneve për qasje të lehtë, për mungesat tjera të mos flasim fare. Gratë me aftësi të kufizuara përballen me diskriminim të dyfishtë”, thuhet në njoftim.

Sa i përket kategorisë tjetër rinisë edhe kjo kategori është e cenueshme, sepse s’po ju kushtohet vëmendje.

Kosova ka popullsi më të re në Evropë, 50 % e popullatës është nën moshën 25 vjeçe, ndërsa 70 % e popullatës është nën moshën 35 vjeçare. Pra 70 % e rinisë është e papunë, dhe shumë pak te rinj kanë  mundësin ta ngritin zërin e tyre.

Është koha për angazhime dhe veprime konkrete për përmirësimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme