Abdixhiku: Zgjedhja e Tillersonit sekretar i SHBA-së, lajm jo i mirë për shqiptarët

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 15:23 | Nga

Analisti Lumir Abdixhiku ka thënë të martën se zgjedhja e Rex Tillersonit sekretar i shtetit në SHBA është një lajm jo i mirë për shqiptarët.

 Ai shkruan se Tillerson është mik personal i presidentit rus, Vladimir Putin.

Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut në Facebook:

“Mik personal i Vladimir Putin, i dekoruar me medaljen e miqësisë nga Kremlini, biznesmen me asete multimiliardëshe në Rusi, Rex Tillerson është zgjedhur Sekretar i Shtetit të SHBA-ve. Një prorus në politikën e jashtme amerikane për 4 vitet e ardhshme, rast i paprecedent.

Mbi të gjitha, lajm hiç i mirë për shqiptarët. E kemi zakon t’i bëjmë vetes rrafsh, por ç’është e vërteta, një derë e rëndësishme e mbështetjes sonë po mbyllet keq. Fatkeqësisht këtë derë kapësit të zënë me kapje e rahatime familjare s’e shfrytëzuan kurrë për vite rresht. E shfrytëzuan për fotografi, për udhëtime e vizita për mëditje – shpeshherë edhe për dobësimin e kundërshtarëve politik – por kurrë për të ndërtuar shtet, për të bërë ushtri, ekonomi e politikë. Kaq ditën.

Të tjerët axhami që kundërshtuan përfshirjen amerikane këndej, tash të rrinë shlirë. Kosova, po mbetet vet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme