Abrashi: Zvicra hap rrugën për marrëveshje në fushën e pensioneve

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 11:33 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se nga Zvicra kanë arritur lajme të mira për pensionistët kosovarë.

“Lajme të mira nga Zvicra. Qeveria Zvicerane hapi rrugën për marrëveshje në fushën e pensioneve”, ka shkruar ai, duke mos dhënë detaje tjera.

Kjo marrëveshje besohet të jetë rreth pensioneve të papaguara deri më tani nga shteti zviceran për pensionistët kosovarë, të cilët nuk jetojnë në Zvicër.

Zvicra nuk e kishte zbatuar marrëveshjen e trashëguar nga e kaluara me Kosovën për sigurimet shoqërore sepse ajo nuk pretendonte se nuk ka institucione për ta administruar atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme