Afaristët shqiptarë në Kanada – faktor i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 15:58 | Nga

Zv. kryeministri/ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në vazhdimin e vizitës së tij në Toronto të Kanadasë, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka takuar një grup udhëheqësish të bizneseve të suksesshme në këtë qytet dhe rrethinë.

Me përfaqësues të rreth 12 bizneseve nga fusha të ndryshme, Gashi ka bashkëbiseduar për projektet e Ministrisë së Diasporës rreth tërheqjes së investimeve nga jashtë, si dhe i ka informuar ata për prezentimin e Kosovës në konventën më të madhe të minierave në botë, P.D.A.C. 2018.

Grupi i afaristëve, duke falënderuar për vizitën, ka përgëzuar delegacionin nga Kosova për prezentimin në këtë konventë. Ata kanë treguar për projektet investive që kanë ndërmarrë në Kosovë, duke kërkuar edhe përmirësimin e kushteve për investime në atdhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme