Afati i akreditimit të vëzhgueseve për Drenas deri më 15 dhjetor

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 13:25 | Nga

Komisioni Qendror Zgjedhor ka caktuar afatin e fundit për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve në raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Drenasit.

Komisioni Qendror Zgjedhor njofton përfaqësuesit e subjekteve politike të certifikuara, OJQ-të, Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare, Organizata Ndërkombëtare të specializuara dhe të angazhuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësues të vendeve të huaja, dhe shtëpitë mediatike se mund të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për akreditimin e vëzhguesve, apo edhe të vëzhguesve shtesë, për vëzhgimin e Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas që do të mbahen më 18 dhjetor 2016.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave përfundon më 15 dhjetor 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme