Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave bën thirrje për kujdes ndaj zjarreve

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 14:34 | Nga

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit dhe të lajmërojnë me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

“Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të larta të
ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të
zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore”, thuhet në komunikatë.

“Për çfarëdo rasti të zjarreve, ju lutem që të thirrni në Qendrën Operative Emergjente,
nëpërmjet numrit të integruar emergjent – 112. Gjithashtu mund të thirrni pa pagesë edhe në këta numra:
Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192, Njësinë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit në numrin e telefonit 193, Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194.
Zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe
sanksionohen me ligj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme