Agjenda e aktiviteteve për aksionin “Ta Pastrojmë  Kosovën”

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Aksioni “Ta Pastrojmë  Kosovën” nga data 15 Shtator deri më datën 15 Dhjetor 2018, realizohet në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”  që organizohet nga lëvizja globale “Let’s Do It World”, ku synohet që në rreth 200 shtete të botës të mobilizohen mbi 5% e popullsisë botërore që do të pastrojnë në një ditë.

Në vendin tonë ky aksion do të vazhdojë për tre muaj dhe do të zgjasë deri në eliminimin  e të gjitha deponive ilegale, me qëllim krijimi të një impakti sa më të madh të vetëdijesimit përballë problemeve mjedisore në nivel global.

Pjesëmarrës në këtë aksion janë: përfaqësuesit e institucioneve shtetërore , përfaqësuesit e ministrive, Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK),Policia e Kosovës, KFOR-i, organizatat joqeveritare (OJQ), shoqëria civile, kompanitë private dhe të gjitha institucionet publike përfshirë nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe të gjithë studentët në tërë territorin e Kosovës.

Në orën 10:00 – bëhet hapja zyrtare e aksionit të pastrimit në tërë Kosovën.

Aktivitetet do të zhvillohen si vijon:

08:30 – 09:30 – Mbledhja e vullnetarëve në sheshet ose qendrat kryesore të qyteteve. Nga këtu do të organizohet edhe shpërndarje e vullnetarëve në lokacionet e caktuara.

Në Prishtinë do të bëhet mbledhja e vullnetarëve në Sheshin “Nënë Tereza” në afërsi të Hotel Grandit, nga ku do të nisen autobusët me vullnetarë për në deponinë ilegale afër

 10:00 – Hapja zyrtare e aksionit të 15 Shtatorit te deponia afër Gardenit

Poashtu nga ora 10:00 fillon aksioni i pastrimit në të gjitha komunat e Kosovës.

11:00Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, i bashkohet aktivitetit të pastrimit te zona industriale.

Shpërndarja e vullnetarëve  bëhet në 12 lokacione të cilat janë përcaktuar si vijon:

  1. Parkingu i stadiumit të Prishtinës, afër sheshit 21,
  2. Te Fusha e Pajtimit,
  3. Te Parku “Gërmia”, në hyrje,
  4. Përgjatë linjës hekurudhore, magjistralja M2, në të dy anët,
  5. Lokacioni prapa Komunës, (pastrohet nga punëtorët e komunës si dhe vullnetarë të tjerë).
  6. Përballë AUK-ut
  7. Afër “Miracle”, te tregu i automjeteve, afër “Beni Dona”
  8. Përballë shkollës së mesme të ultë, “Asim Vokshi”, Vranjevc.
  9. Hapësira te “Kampusi  Universitar”
  10. Te Rruga B, (Banesat e bardha)
  11. Lagja  Arbëria,  (Rruga dytësore)
  12. Rrethi në Dragodan, “Te Ismeti”, magjistralja M2
  13. Hapësira e parkingut, afër shkollës “Prenk Jakova” dhe “Ali Sokoli”

 

 

Të ngjashme