AGK i del në mbrojtje gazetarit Musa Mustafës

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 10:46 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimit me vrasje të gazetarit Musa Mustafa

AGK shpreh shqetësimin e saj për rritjen e kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe njëherësh kërkon angazhim më të madh institucional në hetimin dhe dënimin e sulmuesve të gazetarëve.

Reagimi i plotë i AGK-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Musa Mustafa se ai është kërcënuar me vrasje natën e mbrëmshme përmes telefonit.

Ne e kemi pritur me shqetësim këtë kërcënim dhe njëkohësisht kërkojmë nga hetuesia që sa më parë të hetojë rastin. Raste të tilla të kërcënimeve kanë filluar të shpeshtohen ditëve të fundit dhe kjo paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve në vend.

Kosova prej vitesh renditet poshtë sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve. Në raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjithmonë  kërkohet angazhim më i madh institucional në hetimin dhe dënimin e sulmuesve të gazetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme