Agon Sinani merr çmimin e parë për gazetari ekonomike

Prishtinë | 12 Nën 2016 | 11:39 | Nga

Në ceremoninë e shtatë të edicionit për çmimin e gazetarisë ekonomike “Vangjush Gambeta”, që organizohet nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, çmimin e parë për gazetarinë ekonomike e ka fituar gazetari i gazetës “Fjala”, Agon Sinani.

Ne ceremonisë e ndarjes së çmimeve ishte prezent edhe kryetari i Parlamentt Shqiptar Ilir Meta i cili edhe ndau çmimet .

Me këtë rast kryetari Meta vlerësoi lartë kontributin e gazetarisë ekonomike.

Në emër të ministrit të financave të Kosovës, Avdullah Hoti pjesëmarrësit i përshëndeti shefja ekabinetit të ministrit, Ardita Dushi e cila theksoi se ministri Hoti angazhohet që për të gjitha lëvizjet dhe dukurit në shoqërie veçanërisht në ekonomi të shkruhet e vërteta pavarësisht se sa e “ mirë apo e keqe “ është.

Ajo tha se media ka rol kyç në informimin mbi zhvillimet aktuale ekonomike dhe shoqërore si dhe jep kontribut të rëndësishëm në tejkalimin e probleme te shumta me të cilat ballafaqohen vendet te ndryshme ne proceset zhvillimore ekonomike.

Përveç Sinanit çmimin për gazetari ekonomike e kanë marrë edhe gazetari i ekonomisë në gazetën “KOHA”, Shkup, Fisnik Pasholli dhe Nertila Maho, gazetare e gazetës “Panorama” në Shqipëri.

Gjithashtu për kronikë më të mirë ekonomike në televizion çmimin e parë e mori gazetarja Ornella Liperi.

Në edicion e shtatë me radhë të çmimit për gazetari ekonomike “Vangjush Gambeta”, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau edhe dy çmime karriere që shkuan për gazetarin Ahmet Shaqri dhe Thanas Dino.

Për herë të parë, këtë vit u ndanë dhe certifikata për fotoreporter më të mirë të vitit, ndërsa fitues ishte  Armando Babani, si dhe çmimi për raporti investigativ më i mirë i vitit shkoi për gazetarët Artan Rama ,Endrit Habilja, Jetmir Olldashi dhe Evi Veliu, njëherësh staf i emisionit “Publicus” për kronikën “Kodrina e Vdekjes”.

Për herë të parë, ceremonia  e ndarjes së çmimeve ekonomike “Vangjush Gambeta” filloi në vitin 2009 dhe mbështetet financiarisht nga kompania “Japan Tobacco International” (JTI).

Çmimi i gazetarisë ekonomike “Vangjush Gambeta” është çmimi më i lartë që ndahet në Shqipërin ndërsa ky është viti i shtatë me radhë ku morën pjesë gazetarë ekonomik nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme