Ahmetaj: Kamenica model për promovim të grave

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 10:23 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian në detyrë, Mimoza Ahmetaj ka vizituar komunën e Kamenicës ku është takuar me kryetarin e komunës, Begzad Sinani.

Ministrja Ahmetaj shprehu kënaqësinë dhe përgëzoi kryetarin Sinani për punën e deritanishme, në veçanti për efikasitetin në investimet kapitale dhe nxitjen e zhvillimit të bizneseve të reja.

“Është për t’u vlerësuar dhe të merret si model nga komunat tjera, fakti që kryetari Sinani ka promovuar gratë me pozita kyçe në komunën e Kamenicës. Në vazhdim të vizitës time, pata rastin të takohem me ndërmarrës dhe të rinj të këtij qyteti, të cilët i njoftova për mundësitë e tërheqjes së fondeve dhe studimeve jashtë vendit. Përmes fondeve të IPA II, programeve të Bashkimit Evropian dhe skemave të bursave mund të përfitojnë komunat, bizneset, të rinjtë, shoqëria civile dhe komunitete tjera”, tha ajo.

Ndërkohë kryetari Sinani fillimisht falënderoi ministren Ahmetaj për vizitën, duke shprehur lartë që komunikimi dhe bashkëpunimi në mes të nivelit qendror dhe lokal është i domosdoshëm në përmirësimin e jetës se qytetarëve.

Gjithashtu kryetari Sinani shprehu gatishmërinë për më shumë përkushtim në tërheqjen e fondeve dhe pjesëmarrjen në programet e Bashkimit Evropian.

Më tej ministrja Ahmetaj shtoi se vizita në komunën e Kamenicës por edhe vizitat në komunat tjera, kanë për qëllim komunikimin dhe shpalosjen e mundësive të cilat Ministria e Integrimit Evropian ofron. Duke e ditur rëndësinë e zhvillimit të komunave, potencialin real që kanë për zhvillim, si Ministre e Integrimit Evropian jam e vendosur që të jap kontributin tim në përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme