Ahmeti: Nuk jemi të lirë derisa nuk lirohet Haradinaj

Prishtinë | 04 Mar 2017 | 13:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë fjalës së rastit në protestën për t’i dal në mbrojtje Ramush Haradinajt, ka thënë se për ata që kanë menduar se cila do të jetë përgjigja ndaj arrestimit të Ramushit le t’i marrin fotografitë sot.

Kryetari  Ahmeti, ka thënë para protestuesve se mbajtja e tij në Francë nuk është e rastësishme, kur javën e ardhshme pritet të vijë në Kuvend marrëveshja për demarkacionin, e cila nuk do të kalojë.

“Përgjigja e Ramush Haradinajt dhe të gjithë neve është: demarkacioni nuk kalon. Jemi para Epopesë së UÇK-së dhe populli ka sakrifikuar shumë që ne të jemi në liri, e këto ishin familja Jashari e Haradinaj. Kemi humbur djemt më të mirë. Këta djem edhe sot janë për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

“Ndoshta Franca e Evropa si njohin Vuçiqin, Nikoliqin e Daçiqin, por këta janë të njëtë ata të vitit 1999 dhe me pas mundësi neve të gjithë na kishin ngritur akuza, por të njëjtën përgjigje siç ka thënë edhe Ramushi do ta kenë, siç e kanë pasur edhe në vitin 1999. Të gjithë ne, ju, jemi Ramush Haradinaj dhe deri sa të lirohet Ramushi as ne nuk jemi të lirë. Qëndroni të bashkuar ta mbrojmë vendin tonë”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme