Aksident me të lënduar në Prishtinë

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 12:09 | Nga

Sot rreth orës 11:15 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Slivovë të komunës së Prishtinës, njoftojnë lexuesit e Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.
Sipas këtij lexuesi, nga ky aksident janë lënduar katër persona në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë.

Ndërkaq, policia po pritet të dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente dhe shqiptohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme