Protestë kundër territ, vendosen qirinj dhe llamba para KEDS-it

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 18:34 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistë të Vetëvendosjes e qytetarë kanë mbajtur një aksion simbolik para zyrave të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS). Ata kanë vendosur llamba e qirinj për të shprehur pakënaqësitë lidhur me furnizimin e keq me rrymë elektrike që po ofron kjo ndërmarrje, megjithëse është e obliguar me ligj, raporton Ekonomia Online.

Arta Berisha, një nga organizatoret, tha se përkundër që qytetarët po paguajnë më shumë sesa para privatizimit dhe KEDS-i po raporton vazhdimisht se po ul “humbjet teknike”, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me reduktime të gjata.

“Kur sot në lagjet e Prishtinës, që është kryeqytet, dhe vetëm 3 minuta larg objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës ka ndërprerje të energjisë, mund ta merrni me mend secili prej nesh se çfarë reduktime ka nëpër fshatrat e komunave të tjera”.

“Në këto ditë të ftohta dimri, qytetarët tonë, në shumë pjesë të Kosovës po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike, duke ua vështirësuar kështu jetën e tyre. Qytetarët edhe pse paguajnë më shumë sesa shërbimet që po i marrin, KEDS vazhdon me avazin e njëjtë dhe me planin e mirëmbajtjes së planifikuar për shpërndarjen e energjisë. Kështu po aplikon reduktime të paarsyeshme”, tha Berisha.

“Ndonëse mungesa e energjisë është e shprehur kudo në Kosovë vetëm në muajin e fundit është raportuar që komunat që kanë pasur më së shumti ndërprerje të energjisë elektrike janë: Mitrovica, Vushtrria , Skenderaj dhe Drenasi. Derisa KEDS-i raporton para ZRRE-së për uljen e humbjeve teknike, çdo vit zgjidhjen mesa duket e ka gjetur duke reduktuar gjithnjë e më shumë orarin e furnizimit me energji për qytetarët e Kosovës”.

Protestuesit kujtuan premtimet e kompanisë dhe të institucioneve të Kosovës kur e kishin privatizuar rrjetin e shpërndarjes për një çmim tejet të ulët. “Qytetarëve iu është garantuar furnizim i pandërprerë me energji, por ajo çka po ndodh është krejtësisht e kundërta: po kemi reduktime dhe rritje të çmimit të energjisë”.

“Qytetarët që 18 vite pas luftës nuk kanë pasur rastin asnjëherë të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike. Ky degradim konstant po bëhet në kurriz të më të varfërve dhe më të pambrojturve, siç janë banorët në fshatra e zona të thella”, tha Arta Berisha

“Menaxhmenti i KEDS-it dhe politikanët që janë të lidhur me ta po i vjelin fitimet ndërsa ne reduktimet”.

Protestuesit bënë thirrje urgjente që KEDS-it dhe institucioneve përgjegjëse, që të zbatojnë masat dhe përgjegjësitë që kanë ndaj qytetarëve dhe ta trajtojnë këtë gjendje të krijuar me seriozitet ashtu që sa më shpejt qytetarëve te ju sigurohet energjia elektrike në shtëpitë e tyre.

Image may contain: 3 people

Image may contain: 5 people

Image may contain: night

Image may contain: 2 people

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: 2 people

Image may contain: 2 people

Të ngjashme