Aleanca Franceze bashkëpunon me Ministrinë e Kulturës për promovimin e Frankofonisë në Kosovë

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 15:21 | Nga

Sot në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Aleancën Franceze të Prishtinës.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë” dhe bashkëpunimi në fushën e aktiviteteve për promovimin e Frankofonisë në Kosovë.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Aleancën Franceze në Kosovë ndanë mjetet financiare në vlerë prej 4,500 €.

Palët u shprehën të kënaqura për nënshkrimin e këtij memorandumi, ndërsa përfaqësuesja e Aleancës Franceze të Prishtinës Dafina Bytyqi, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla në të mirë të njohjeve kulturore.

Të ngjashme