Ambasada amerikane bën thirrje për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 17:13 | Nga

Ambasada amerikane në Kosovë, përmes një komunikate u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve politikë që të përkushtohen për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta.

Gjithashtu përmes njoftimit, bëhet e ditur se SHBA-të do të ndihmojnë Kosovën në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit.

“Fatkeqësisht, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje. Kandidatët politik, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës. Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjedhjen e votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave. Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë keni komunikatën e plotë:

Meqë periudha për fushatë hapet sot, ambasada amerikane rithekson thirrjet drejt të gjithë kandidatëve politik që të përkushtohen për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta.

Në këto zgjedhje, ne do ti ndihmojmë Kosovës në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit.

Fatkeqësisht, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje.
Kandidatët politik, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës.

Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjedhjen e votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave.

Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla.

Ne përkrahim të gjitha përpjekjet e Task Forcës Zgjedhore dhe të Policisë së Kosovës në hetimin e çfarëdo raporti të tillë.

Qytetarët meritojnë një proces të hapur dhe transparent zgjedhor ku të gjithë kandidatët kanë të drejt të dëgjohen nga votuesit, ku përfaqësuesit e mediave pa dhunë ose kërcënime kanë të drejtë të shpërndajnë informacione lidhur me zgjedhjet, dhe të gjithë votuesit kanë të drejtë të vendosin vet pa pas ndonjë presion nga jashtë.

Ambasada shpreson që kandidatët do ti përmbahen këtyre standardeve përgjatë gjithë periudhës së fushatës dhe votuesit do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votojnë dhe të zgjedhin me vëmendje ata kandidatë të cilët më së miri do ti përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit i cili synon të vazhdojë drejt rrugës së integrimeve Euro-Atlantike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme