Ambasada e Kosovës në Londër hap librin e zisë për Bajram Rexhepin

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 12:02 | Nga

Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e Kryeministrit të Parë të Kosovës, Bajram Rexhepit.

Për nder të tij Ambasada ka hapur librin e zisë që mund të nënshkruhet ne ambientet e Ambasadës në 8 John Street, WC1N 2EB.

Të mërkurën, më 23 gusht 2017, 10:00 -12:00 dhe 14:00 -16:00

Të enjten, më 24 gusht 2017, 10:00 -12:00 dhe 14:00 -16:00

Të premten, më 25 gusht 2017, 10:00 -12:00 dhe 14:00 -16:00

Bajram Rexhepi vdiq të hënën më 21 gusht, në një spital në Turqi. Varrimi i të ndjerit u bë dje në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Image may contain: 2 people, people smiling, indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme