Ambasada norvegjeze dhe KLGI-ja të fokusuara në përkrahjen e komunave

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 20:00 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovës, Per Strand Sjaastad, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Institutit KLGI, Besnik Tahiri, zhvilluan një vizitë në komunat e regjionit të Gjilanit, duke përfshirë komunat amë dhe ato të dala nga procesi i decentralizimit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi i Ambasadorit Sjaastad me progresin e komunave dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ato, e në të njëjtën kohë u njohën me përfitimet nga programi edukativ Akademia për Qeverisje Lokale dhe programi për fuqizimin e komunave (LGA-Empower) që mbështeten nga Ambasada norvegjeze.

Po ashtu u pa se si qëndron bashkëpunimi i komunave të decentralizuara me komunat amë. Theks të veçantë patën aspektet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, kapacitetet financiare dhe funksionimi efikas.

Ata filluan vizitën me komunën e Gjilanit, ku u pritën nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri, me ç’rast u informuan lidhur me zhvillimet dhe interesat që ka kjo komunë. Me këtë rast, kryetari Haziri ka falënderuar ish-ambasadorin Brathu dhe tash ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës norvegjeze.

“Unë i njoftova lidhur me zhvillimet dhe interesat që ka Komuna e Gjilanit. Me këtë rast e falënderova ish-ambasadorin Brathu dhe tash ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e Ambasadës ndaj qytetarëve të komunës sonë, ndaj të rinjve e të rejave. Norvegjia ka një peshë dhe rol të veçantë dhe një anagazhim e interesim serioz sa i përket komunës sonë”, ka thënë kryetari Haziri.

Po ashtu, Sjaastad dhe Tahiri janë pritur edhe nga përfaqësuesit e komunës së Parteshit si pjesë e rrjetit LGA. Ata patën rastin të njihen me progresin e kësaj komune, si një komunë e re në Republikën e Kosovës.

Takimet vazhduan edhe me komunën Kllokotit ku panë mundësitë e zhvillimit ekonomik nëpërmjet shfrytëzimit të resurseve dhe bashkëpunimit me sektorin privat. Ndërkaq në komunën e Vitisë diskutuan për projektet e realizuara dhe për hapat e ndërmarrë në zhvillimin ekonomik.

Gjatë kësaj vizite në komuna u konkludua se Norvegjia po luan një rol të veçantë dhe angazhim serioz në përkrahje të nivelit lokal qoftë nëpërmjet përkrahjes së drejtpërdrejtë apo programeve për fuqizimin e kapaciteteve nëpërmjet partnerëve siç është Instituti KLGI.

Image may contain: 2 people, people standing and suitImage may contain: 2 peopleImage may contain: one or more people, people standing and suitImage may contain: 2 peopleImage may contain: 3 people, suitImage may contain: 1 person, suit

Të ngjashme