Ambasadori amerikan Greg Delawie vizitoi IPK-në

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 16:30 | Nga

Ambasadori amerikan z. Greg Delawie së bashku zyrtarë të  lartë  të ICITAP-it u takuan me Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës znj. Miradije Kelmendi dhe bashkëpunëtorët e saj.

Me këtë rast Ambasadori Delawie  e përgëzoi znj. Kelmendi  për përzgjedhjen e saj në  pozitën e Kryeshefit të IPK-së dhe i uroj suksese në punën e saj. Ambasdori Delawie konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Ambasadës Amerikane për Inspektoratin Policor të Kosovës në veçanti dhe në  fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kryeshefja e IPK-së znj. Kelmendi falënderoi Ambasadorin Amerikan për vizitën dhe përkrahjen në vazhdimësi që  Ambasada përmes ICITAP-it po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës. Ajo tha se do të angazhohet maksimalisht në rritjen e profesionalizmit në IPK dhe ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme