Ambasadori norvegjez: Peja e njohur për inovacion dhe sipërmarrje

Pejë | 16 Mar 2017 | 14:25 | Nga

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, nën shoqërimin e Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit KLGI, vizituan Komunën e Pejës, me ç’rast takuan Kryetarin Muhaxheri dhe përfaqësuesit e kësaj komune.

Komuna e Pejës është e njohur për inovacion dhe sipërmarrje, por është atraksion edhe për shumë turist. Kështu e sheh Komunën e Pejës, Ambasadori Norvegjez, Per Strand Sjaastad, duke vlerësuar se duhet të bëhet edhe më shumë në fushën e zhvillimit të turizmit.

“Ka qenë shumë e rëndësishme për neve të ndihmojmë ekonomikisht dhe politikisht Kosovën dhe të njihemi me sfidat me të cilat përballen komunat,” është shprehur Ambasadori norvegjez, derisa shton se mbajtja e shpresës tek të rinjtë që janë e ardhmja e Pejës, duhet të jetë fokusi kryesor i politikës lokale.

Ai propozon që të thellohet bashkëpunimi dhe të kombinohen mundësitë me Shqipërinë, kur Kosova ka malet dhe shteti shqiptarë ka detin. Kjo përveç thellimit të bashkëpunimit do të krijonte një zonë kompakte për turizëm.

Ambasadori Sjaastad pati interesim të theksuar edhe për kapacitetet teknike, operacionale dhe profesionale të komunës, me fokus në atë se ku qëndron roli i komunës dhe i qendrës në zhvillimin e komunave, e në veçanti të sektorëve strategjik në këtë rast infrastrukturës turistike.

Të gjithë këtë interesim ambasadori norvegjez e ka shprehur në takim me të parin e Pejës, Gazmend Muhaxheri. Për këtë të fundit, Peja po angazhohet maksimalisht në zhvillimin e turizmit, bujqësisë, infrastrukturë, mbështetjen e bizneseve të vogla.

“Tani kemi profesionist të bujqësisë, dhe jemi duke punuar të rrisim burimet njerëzore nga niveli i mesëm i shkollimit,” bënë të ditur kryetari Muhaxheri, derisa flet për kapacitetet lokale profesionale.

Për z.Tahiri, Peja ka prezantim të shkëlqyeshëm për planin urban, dhe ka potencial të madh për zhvillim të turizmit.“Ambiciet për qytetet si Peja e Prizreni duhet të jenë më të larta,” është shprehur Tahiri. Pas takimit, palët vizituan qendrën e qytetit të Pejës, për të vazhduar me vizita të tjera në Rajonin e Dukagjinit.

Këto vizita koordinohen nga Instituti KLGI si partneri kryesor i Ambasadës Norvegjeze në fushën e qeverisjes lokale dhe kanë për qëllim njohjen nga afër të Ambasadorit Sjaastad me sfidat, progresin dhe perspektivat e komunave.

Image may contain: 2 people, suit and indoorImage may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme