Ambasadorja Alma Lama fyen publikisht gazetarin e KTV-së

Prishtinë | 31 Dhj 2016 | 17:03 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon gjuhën fyese të përdorur nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, e cila në një postim të saj në rrjetin social “Facebook” ka fyer dhe akuzuar gazetarin e KTV-së Xhemajl Rexha.

Përdorimi i një gjuhe të tillë nga një ambasadore është fyerje për gazetarët në vend.

“Duke e dënuar këtë veprim njëherësh kërkojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të deklarohet në lidhje me këtë rast. Ne kërkojmë nga MPJ që të mos lejojë ambasadorët që t’i fyejnë gazetarët në anjë rast”, thuhet në një komunikatë të AGK-së.

“Për më keq këto akuza të ulëta vijnë nga një ish-gazetare që vetëm para pak kohësh ka filluar të merret me politikë”.

Image may contain: text

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme