AMCK dhe Policia japin leksione se kush i shkakton kolonat

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 13:26 | Nga

Auto Moto Club Kosova në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe Komunën e Prishtinës, kanë ndërmarrë një aksion për të vënë në pah rreshtimin gabim të vozitësve në rrethrrotullim si një shkaktar i krijimit të kolonave në komunikacion.

Përmes vendosjes së shenjave ata kanë ndarë trakat e rrethit, kështu duke u pamundësuar vozitësve ngatërrimin e tyre.

Ky aksion ka krijuar kolona të gjata në hyrjet dhe daljet e rrethit në Veternik.

Me qëllim të vetëdijesimit të ngasësve në lidhje me këto probleme në komunikacion, janë shpërndarë edhe disa fletushka si dhe aksioni i njëjtë do të zbatohet edhe nëpër rrethet tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme